Historia Jonë

Ne sjellim librat tek ju, me zë.

Xixe është një platformë audiobooks e ndërtuar mbi bindjen se shoqëria ecën përpara duke u edukuar dhe vetëm kur mbështetet në fakte, përvojë reale dhe mendim të thelluar. Në një botë ku lajmi është reduktuar në dy rreshta, ku titujt provokues vlejnë më shumë se e vërteta, dhe ku algoritmet na ushqejnë vetëm me atë që duam të dëgjojmë — ne zgjedhim një rrugë tjetër.

Çfarë ofrojmë

Përmbledhje dhe lexime librash nga historia, politika, ekonomia, lidershipi, psikologjia dhe shoqëria — të mbështetura në kërkim shkencor, përvojë profesionale dhe mendim serioz. Çdokush ka të drejtë ta ketë opinionin e vet — por askush nuk ka të drejtë t'i ndryshojë faktet. Qëllimi ynë nuk është të bindim, por të informojmë. Jo të krijojmë palë, por të hapim perspektiva.

Kush qëndron pas Xixe

Xixe është krijuar nga Shpejtim Kastrati, jurist dhe gazetar me përvojë në fushën e drejtësisë dhe media. Ky është një projekt personal, me emër dhe mbiemër, i ndërtuar me bindje se publiku meriton përmbajtje serioze. Nëse kërkon përmbajtje që të trajton si qytetar, jo si klik — je në vendin e duhur.

Audio Cilësore

Regjistrime profesionale në studio.

Kudo me ju

Dëgjoni në telefon, tablet ose laptop.

Eksploro Librat
Duke dëgjuar libra audio